Konferenca e Inxhinierisė sė ndėrtimit

May 22nd, 2013

Konferenca e Inxhinierisė sė ndėrtimit

Konferenca e Inxhinierisė sė ndėrtimit

Në datat 23-25 Maj 2013, Fakulteti i Arkitekturës i Universitetit Epoka organizon "Konferencën e Dytë Ndërkombëtare të Ballkanit mbi Sfidat në Inxhinierinë e Ndërtimit", e cila do të përqendrohet në diskutimet mbi zhvillimet dhe sfidat aktuale në fushën e inxhinierisë së ndërtimit.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë si folës kryesorë të ftuar akademikë të shquar në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit si: Prof.Dr. Peter Fajfar nga Universiteti i Lubjanës, Slloveni; Prof. Dr. Zekai Celep nga Universiteti Teknik i Stambollit, Turqi; Assoc.Prof.Dr. Latif Kalin nga Universiteti Auburn, SHBA, Assoc. Prof. Burak Göktepe nga Universiteti Teknik i Stambollit, Turqi.

Ceremonia e hapjes do të zhvillohet ditën e Enjte, datë 23 maj 2013, ora 09:00 në Tirana International Hotel, Salla AKERNIA.

Me këtë rast, kemi nderin e veçantë t’Ju ftojmë të merrni pjesë në hapjen e punimeve të kësaj konference.