Konferenca e 2tė Ndėrkombėtare mbi Sfidat e Inxhinierisė sė Ndėrtimit

May 17th, 2013

Konferenca e 2tė Ndėrkombėtare mbi Sfidat e Inxhinierisė sė Ndėrtimit

Konferenca e 2tė Ndėrkombėtare mbi Sfidat e Inxhinierisė sė Ndėrtimit

Të nderuar akademikë / kolegë,

Departamentet e Inxhinierisë së Ndërtimit të Univerisitetit Epoka dhe Universitetit Politeknik të Tiranës organizojnë sëbashku “Konferencën e Dytë Ndërkombëtare Ballkanike mbi Sfidat e Inxhinierisë së Ndërtimit” që do të mbahet në Tiranë, më 23 – 25 Maj 2013.

E vlerësojmë interesin tuaj në konferencë dhe mendojmë se konferenca do të jetë e vlefshme për ju, duke ju mundësuar marrjen e informacioneve të reja në fusha të ndryshme dhe në lidhje me sfida të ndryshme të inxhinierisë së ndërtimit. Ne gjithashtu shpresojmë se kjo konference do t’u japë shumë mundësi bashkëpunimi shkencor.

Në emër të komitetit organizues, ne ju mirëpresim në Universitetin Epoka, Rruga Tiranë-Rinas, Km. 12, Tiranë, Shqipëri.

Temat që përfshihen në konferencë:

  • Inxhinieri Strukturore dhe e Tërmeteve
  • Inxhinieri Bregdetare dhe e Gjireve
  • Metoda Numerike (llogaritesë) në Inxhinieri Ndërtimi
  • Teknologji dhe Menaxhim Ndërtimi
  • Materiale Ndërtimi
  • Inxhinieri Gjeoteknike
  • Inxhinieri Hidroteknike
  • Inxhinieri Transporti
  • Raste studimore në Inxhinierinë e Ndërtimit

    Për më shumë informacione vizitoni:

    BCCCE_2013 Conference Secretariat
    Universiteti EPOKA, Rruga Tiranë-Rinas, Km. 12, Tiranë, Shqipëri

    E-mail:                bccce2013@epoka.edu.al
    Faqja zyrtare:     http://bcce2013.epoka.edu.al