Biologjia kombinatoriale: Njė eksplorim matematik i ndėrveprimit tė specieve – Dr. Blerina SINAIMERI

December 20th, 2013

Biologjia kombinatoriale: Njė eksplorim matematik i ndėrveprimit tė specieve – Dr. Blerina SINAIMERI

Biologjia kombinatoriale: Njė eksplorim matematik i ndėrveprimit tė specieve – Dr. Blerina SINAIMERI

Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike në Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë nis një seri prezantimesh me titull “Computer Science Musings”. Synimi i këtyre bisedimeve është të tregojë situatën aktuale të një fushe të shkencave kompiuterike, të inspirojë studiuesit e rinj që të vijojnë kërkimet e mëtejshme në problemet ekzistuese në këtë fushë. 


Seria e prezantimeve “Computer Science Musings”, do të nisë me 24 dhjetor 2013 në orën 13:00, në sallën e Konferencave të Universitetit Epoka, Godina E, ku e ftuar do të jetë Dr. Blerina SINAIMERI, studiuese në Université Lyon I – INRIA.

Shkencat kompjuterike dhe biologjia kanë një histori të gjatë bashkëjetese. Duke dhënë përgjigje pyetjeve, të cilat nuk kanë mundur të zgjidhen me metoda të tjera, shkencat kompjuterike paraqesin një mjet të pazëvendësueshëm në kërkimet e biologjisë. Në të njëjtën kohë, kërkimet në biologji vazhdimisht kontribuojnë me tipet e reja të problemeve më të cilat komuniteti i shkencave kompjuterike nuk është ballafaquar më parë dhe me këtë, duke e avancuar edhe këtë fushë. 

Në këtë prezentim, Dr. Blerina SINAIMERI do të paraqese ndikimin e matematikës dhe shkencave kompjuterike në kërkimet filogjenetike të ko-evolucionit. Ko-evolucioni ndodh kur dy (ose më tepër) specie ndikojnë evolimin e njëra-tjetrës, gjë që ndodh me probabilitet të lartë në mes të specieve që kanë bashkëveprim ekologjik të afërt me njëri-tjetrin. 

Jeni të mirëpritur!