Universiteti Epoka organizon sesione kėshillimore pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme

February 10th, 2014

Universiteti Epoka organizon sesione kėshillimore pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme

Universiteti Epoka organizon sesione kėshillimore pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme

Duke filluar nga data 3 shkurt 2014, Universiteti Epoka ka nisur ciklin e sesioneve të këshillimit për nxënësit e shkollave të mesme nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali  Zi. Sesionet këshillimit organizohen nga Zyra e Promocionit në Universitetit Epoka në bashkëpunim me stafin akademik të përzgjedhur nga 11 programet akademike të ofruara - të tilla si Arkitekturë, Inxhineri Ndërtimi, Inxhinieri Kompjuterike, Inxhinjeri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital, Ekonomi, Financë Bankë, Financë Bankë (në gjuhën shqipe), Administrim Biznes, Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Informatikë Biznesi dhe Marketingut Ndërkombëtar dhe Logjistikë.

Sesionet e informimit për aplikantët e mundshëm, por jo vetëm, përmbajnë informacione të hollësishme dhe i japin përgjigje çdo pyetjeje që ata mund të kenë. Sesionet organizohen çdo ditë të javës nga ora 09:00-17:00 në bashkëpunim me shkollat përkatëse. Pjesëmarrësit në këto sesione do të kenë mundësi të informohen në lidhje me programet akademike, jetës universitare, procesit të aplikimit për në universitet, bursa të ofruara nga universiteti Epoka, tarifat e shkollimit dhe çdo çështje tjetër në interes të tyre.

Ndërkohë si pjesë të këtij programi orientues, në bashkëpunim dhe me qendrën e gjuhëve të huaja Oxford, për nxënësit e interesuar universiteti Epoka do të organizojë një testim onlinë për njohuritë e gjuhës angleze. Ky provim ka si për qëllim t’u mundësojë nxënësve pjesmarrës të testojnë nivelin e tyre para se të futen në provimin me detyrim të anglishtes në Provimin e Maturë, ku në fund ata do të pajisen me çertefikata përkatëse.