Universiteti Epoka organizon konkursin e parė Kombėtar tė Teknologjisė “MENDJET INTELIGJENTE - IMPC”

April 29th, 2013

Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin Epoka organizoi me 27 prill 2013 konkursin e parë kombëtar të Teknologjisë, “MENDJET INTELIGJENTE - IMPC”, ku morën pjesë maturantë të shkollave të mesme nga i gjithë vendi, të cilët patën mundësi të përdorin imagjinatën dhe pasionin e tyre për të ofruar një zgjidhje inovatie dhe krijuese në Projektimin e Teknologjisë së Informacionit, Artin Kompjuterik, Projekt Ide në Teknologjinë e Informacionit dhe Garën e Programimit Online (IT Project Competition,  Computer Art, IT Project Idea and Online Programming Contest). Konkursi u organizua në formatin e projekteve, ku nxënësit pjesmarrës përgatiten dhe prezantuan ata para jurisë. Pas prezantimit të projekteve në fazën e parë, 15 nxënës kanë kaluar vlerësimin e parë nga juria dhe morën pjesë në fazën finale të konkursit.

Shef i Departamentit të Inxhinierisë Kompjuterike në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të fituesve përshëndeti nxënësit finalist dhe ndau me ta pikëpamjet e tij rreth konkursin “MENDJET INTELIGJENTE - IMPC”, duke vënë theksin në faktin se Universiteti Epoka vazhdimisht ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë studentët e talentuar në të gjitha fushat. "Programimi kompjuterik është një aftësi më shumë përfitime për studentët dhe nëse ju e keni këtë aftësi, atëherë ju mund të keni një punë të mirë në të ardhkmen. Është e fushë e vështirë për shkak se kërkohet një dhunti e të menduarit në mënyrë abstrakte. E them me bindje se studentët pjesmarrës në këtë aktivitet e kanë këtë talent. Urojmë dhe shpresojmë se po përpiqemi të japim më të mirën tonë për të mbështetur studentët e talentuar dhe t’i motivojmë ata," u shpreh ai.

Në fund të konkursit, omisioni i vlerësimit bëri publike rezultatet e provimit, nga të cilat tre studentët fituan të drejtën e mbështetjes më bursë nga Universitetit Epoka në departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike, Inxhinierisë së Ndërtimit, Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimi Dixhital. Nxënësit më të mirë gjithashtu u vlerësuan me certefikata të veçanta, ndërkohë që të gjithë pjesmarrësve iu shpërndanë certefikata pjesmarrjeje.

Fituesit e konkursit dhe çmime përkatëse janë të listuara si më poshtë;

  1. Devid Duma - 75% Bursë, orë dore dhe një set dhuratash promocionale të universitetit 
  2. Evis Hoxha - 50% Bursë, orë dore dhe një set dhuratash promocionale të universitetit 
  3. Edena Berhani - 25% Bursë, orë dore dhe një set dhuratash promocionale të universitetit 

Universiteti Epoka u uron suksese fituesve të këtij konkursi si dhe të falenderon të gjithë nxënësit pjesëmarrës dhe u uron atyre suksese të mëtejshme në të ardhmen.