Studimet e Doktoraturės, mblidhet Kėshilli i Profesorėve tė Fakultetit

December 18th, 2013

Studimet e Doktoraturės, mblidhet Kėshilli i Profesorėve tė Fakultetit

Studimet e Doktoraturės, mblidhet Kėshilli i Profesorėve tė Fakultetit

Më 13 dhjetor 2013, Këshilli i Profesorëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë  zhvilluan mbledhjen e radhës në mjediset e Universitetit Pamukkale në Denizli, Turqi. Universiteti Pamukkale dhe Universiteti i Stambollit përfaqësojnë dy institucione të huaja të arsimit të lartë të cilat mbështesin Universitetin “Epoka” në ofrimin e programeve të Doktoratës.

Bazuar në dispozitat e legjislacionit shqiptar të arsimit të lartë, Këshilli i Profesorëve është njësia kryesore përgjegjëse për organizimin dhe zhvillimin e  studimeve të Doktoratës dhe në këtë kontekst, anëtarët e Këshillit  vlerësuan  kërkesat për regjistrim në programet e Doktoratës të ofruara nga Universitetit “Epoka”  si dhe vendosën në lidhje me pranimin e kandidatëve.

Mbështetur në Urdhërin  Nr.565, datë 19.11.2012 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Universiteti “Epoka” është licencuar për ofrimin e programeve të studimit të Doktoratës duke filluar nga viti akademik 2012- 2013 në degët e mëposhtme:

1. Arkitekturë;

2. Inxhinieri Ndërtimi;

3. Inxhinieri Kompjuterike;