Projektimi i njė ndėrtese duke pėrdorur Euro kodet

March 10th, 2014

Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit në bashkëpunim me Klubin studentor Inxbinierët e Ardhshëm në datat 8-9 mars 2014 organizuan një workshop për studentët studentët e Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit, ku në fokus ishte zbatimin praktik të Euro kodeve në procesin e projektimit strukturor të një ndërtese të vërtetë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin studentët e vitit të tretë dhe të katërt të programit bachelor si dhe studentët e programit master.

Ky workshop u organizua në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit në mes të kompanisë së ndërtimit “Universal” dhe Universitetit Epoka. Seminaret dhe trajnimet u drejtuan nga përfaqësuesit e kompanisë së lartpërmendur konkretisht nga MSc. Endri Zhuleku, një inxhinier me përvojë dhe të aftë në fusha të ndryshme të inxhinierisë së ndërtimit.

Ky workshop kishte për qëllim t’u mundësojë studentëve të inxhinierisë civile informacion të përgjithshëm në lidhje me projektimin e ndërtesave të zakonshme të betonit. Euro Kodet, ishin tema kryesore e këtij trajnimi dhe ofrojnë kushtet më bashkëkohore në teknikat e projektimit dhe po zbatohen me shpejtësi në Shqipëri. Në këtë kontekst, projektimi dhe përforcimi i një ndërtese ekzistuese 3 katëshe u modelua hap pas hapi në Sap 2000v16  dhe detajuar me AutoCAD 2015.

Workshopi në fjalë ishte një aktivitet i dobishëm për studentët, të cilët patën mënyndësi të nga afër me leksionet e përgatitura nga z. Zhuleku. Studentëve të pranishëm në këtë aktivitet iu shpërndanë dhe certifikata pjesmarrjeje.