Njoftim mbi zgjatjen e afateve tė aplikimeve pėr Semestrin Veror 2013-2014

May 26th, 2014

Do të donim t’Ju informonim se afati i fundit për aplikimet për para-regjistrimet për Semestrin Veror për vitin akademik 2013-2014 programin Bachelor është zgjatur deri më 2 qershor 2014.

Data të rëndësishme para fillimit të Semestrit Veror:
12 maj-2 qershor         Periudha para-regjistrimi për Semestrin Veror
3 qershor                       Shpallja e kurseve që do të hapen në Semestrin Veror
04-07 qershor               Regjistrimi i kursit dhe pagesa e tarifës së shkollimit për Semestrin Veror

Ju lutem vini re se që të hapet një kurs (lëndë), duhet që minimumi 5 studentë të rregjistrohen të në kursin në fjalë.

Vetëm kurset e "praktikës verore" që do të hapen në Semestrin Veror 2013-2014 nuk janë subjekt i kuotës minimale prej 5 regjistrimeve.

Tarifat e semestrit veror për vitin akademik 2013-2014 do të jenë:
30 Euro për ECTS për Fakultetin e Ekonomisë dhe Shkencave Administrative;
40 Euro për ECTS për Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë
Për çdo pyetje të mëtejshme apo informacion më të detajuar në lidhje procedurat për Semestrin Veror, studentët mund të kontaktojnë pranë departamenteve përkatëse.