Mijėra falenderime dhe suksese tė gjithė pjesėmarrėsve nė Provimin e Pranimit

April 20th, 2013

Mijėra falenderime dhe suksese tė gjithė pjesėmarrėsve nė Provimin e Pranimit

Mijėra falenderime dhe suksese tė gjithė pjesėmarrėsve nė Provimin e Pranimit

Për të 7-tin vit rradhazi Universiteti EPOKA ditën e mërkurë më datë 17 Prill 2013 organizoi Provimin e Pranimit, i cili këtë vit u zhvillua në të njëjtën orë në 13 qytetet kryesore të Shqipërisë me një pjesëmarrje të gjerë nga nxënës të shkollave të mesme publike dhe jopublike.

30 më të mirët e këtij konkursi do të mbështeten me bursa studimi të vlefshme për të gjithë kohëzgjatjen normale të studimeve, në të gjitha programet e ofruara; Ekonomiks, Shkencat Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Administrim Biznesi, Informatikë Ekonomike, Financë dhe Bankë, Financë dhe Bankë (Shqip), Marketing Ndërkombëtar dhe Logjistikë, Inxhinieri Kompjuterike, Arkitekturë dhe Inxhinieri Ndërtimi.

Universiteti Epoka falenderon të gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në këtë konkurs dhe u uron të gjithë maturantëve suksese në të ardhmen.

Universiteti Epoka do të vazhdojtë të mbështesë maturantët më të mirë duke ofruar bursa studimi për 3 mijë më të mirët e Maturës Shtetërore. Universiteti Epoka ka rikonfirmuar vetën si partner i besueshëm dhe zgjedhja e parë e maturantëve më të mirë në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, duke u mundësuar atyre të realizojnë ëndrrat profesionale.

Universiteti Epoka është një ndër universitetet private kërkimore më të mirë në Shqipëri dhe synon që në të ardhme të afërt të jetë një lider i arsimit të lartë dhe në rajon.