Lektori i Universitetit Epoka dizenjon logon e Institutit tė Shkencave tė Aplikuara tė Universitetit Teknik tė Stambollit

November 18th, 2013

Lektori i Universitetit Epoka dizenjon logon e Institutit tė Shkencave tė Aplikuara tė Universitetit Teknik tė Stambollit

Lektori i Universitetit Epoka dizenjon logon e Institutit tė Shkencave tė Aplikuara tė Universitetit Teknik tė Stambollit

Në konkursin e Dizenjimit të Logos së Institutit të Shkencave të Aplikuara të Universitetit Teknik të Stambollit (ITU- FBE), propozimi punuar nga Artan Hysa, lektor i Universitetit Epoka, Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë, Departamenti i Arkitekturës, mes shumë punimeve të tjera, u përzgjodh nga Këshilli Drejtues i Institutit për t’u përdorur si logo institucionale.

Konkursi përbëhej nga dy faza, ku punimet e dorëzuara nga doktorante të institutit ITU- FBE fillimisht kaluan nga një fazë e parë eleminimi, ku ëe pas punimet e gjashtë finalistëtve iu nënshtruan në faze finale perzgjedhjeje. Në fazën e fundit të përzgjedhjes së logos fituese, juria përbëhej dhe nga përfaqësuesit më të lartë rektoratit të ITU.

Referuar vlerësimit të jurisë, logo-ja fituese u përgjodh mbi kriteret e mëposhtme si;

  • Origjinaliteti i idesë
  • Korrelacioni Identitar mes Institutit dhe Universitetit
  • Fleksibiliteti për adoptime në mediume të ndryshme të teknologjisë
  • Thjeshtësia
  • Cilësia grafike

Pak fjalë mbi logon fituese:

Referuar autorit të Logos fituese, punimi i propozuar synon të jetë një identitet grafik i institutit duke përfshirë cilësitë unike të institucionit. Gjashtëkëndëshi si dhe ngjyrat e përdorura janë përzgjedhur si simbolika identitare të universitetit ITU. Ndërsa gjuha grafike e përdorur për gjenerimin e logos mbështetet në dy parime bazë të punës kërkimore shkencore të institutit FBE; racionalizmi dhe dyshimi (ambiguity). Racionalizmi tentohet të tregohet me anën e linjave të drejta dhe figurave të thjeshta që logoja përmban. Kurse dyshimi ose pasiguria shpaloset në dilemën ‘mes një gjashtëkëndëshi apo kubi’ që mbart grafika.

Artan Hysa momentalisht është duke kryer kërkimin shkencor në kuadër të studimeve të doktoraturës pranë ITU në Stamboll.