Inxhinieria e Ndėrtimit fiton kampionatin e futbollit

June 1st, 2013

Inxhinieria e Ndėrtimit fiton kampionatin e futbollit

Inxhinieria e Ndėrtimit fiton kampionatin e futbollit

EPOKA Sports Club organizoi “Epoka Spring football championship”. Ky kampionat ishte i dyti i zhvilluar gjatë këtij viti akademik midis klasave në Universitetin EPOKA. Në këtë kampionat morën pjesë 12 skuadra të përzgjedhura midis departamenteve.

Finalja u zhvillua më 28 Maj. Në finale u përballën skudrat e departamenteve të inxhinierisë së ndërtimit “CAMERIA” dhe arkitekturës “ARKITEKTAT”, ndeshje që u fitua nga skuadra e inxhinierisë së ndërtimit me rezultatin 9-2. Në fund të ndeshjes Dekani i Studentëve Z.Sezer Erdogan i dorëzoi skuadres fituese trofeun. Ky ishte dhe trofeu i 4 radhazi për këtë skuadër që fitojnë në kampionatet e organizuara në Universitetin EPOKA. Golashënuesit më të mirë të turneut ishin Erlis Mosha dhe Abdulla Vokrri nga skuadra ARKITEKTAT (ARCH) me nga 20 gola. Lojtari me i mire i turneut u shpall Erlis Mosha nga skuadra e ARKITEKTAT (ARCH).