ICT Shpėrblimet e Vitit 2012

April 29th, 2013

Konkursi  ‘’The Albanian ICT Awards 2012’’ është një iniciativë e organizuar nga ICTS Media dhe mbështetet nga kompani prestigjioze të tilla si Microsoft, Vodafone Shqipëri, AITA, Fondacioni Mediatik "Dritan Hoxha", dhe shumë të tjerë. Qëllimi i këtij konkursi është që të shpërblejë kontributin e çmuar në fushën e ICT nga ana e studentëve dhe akademikëve. Juria, e udhëhequr nga Profesor Ismet Hamiti ka caktuar çmime për pesë kategori të ndryshme:
ICT Kreativiteti i Vitit
ICT Akademiku i Vitit
ICT Mobiliteti i Vitit
ICT Teza Diplomës e Vitit
ICT Ylli në Rritje i Vitit

Dr Iljir Çapuni, pedagog në departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike ishte ndër tre të nominuar për "ICT Akademiku i vitit". Të gjithë anëtarët e Fakultetit dhe Departamentit e përgëzojnë atë dhe i urojnë arritje të mëtejshme.