Forum i hapur, Arkitektura moderne dhe bashkėkohore nė Shqipėri sipas Maks Velos

December 3rd, 2013

Forum i hapur, Arkitektura moderne dhe bashkėkohore nė Shqipėri sipas Maks Velos

Forum i hapur, Arkitektura moderne dhe bashkėkohore nė Shqipėri sipas Maks Velos

Arkitekti, piktori dhe publicisti Maks Velo me datë 25 nëntor 2013 zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Departamentit të Arkitekturës në Universitetin Epoka. I ftuar nga vetë studentët, anëtarët e klubit studentor Arkispace, në referatën e tij z. Velo trajtoi problematikat aktuale të arkitekturës dhe urbanistikës.

Gjatë fjalës së tij ai i mëshoi ndërgjegjësimit të brezave të rinj arkitektë, të cilët do jenë përgjegjës për vazhdimësinë apo jo të problematikave që ka Shqipëria sot në planifikimin e territorit. Panorama që mbizotëron Shqipërinë sot me 400 mijë ndërtime pa leje është një tematike që nuk duhet anashkaluar sipas z. Velo. Ai gjithashtu vuri theksin në ndryshimin që e karakterizon arkitekturën krahasuar me disiplinat e tjera. Sipas z. Velo është pikërisht ndërgjegja ajo që arkitekti duhet të ketë parasysh gjatë projektimit në realitetin shqiptar.

Ai gjithashtu foli edhe për hapat që një i ri kandidat për arkitekt duhet të ndërmarrë. Më e rëndësishmja ndër të gjitha është që një arkitekt duhet të jetë i kompletuar si artist dhe jo vetëm të dijë të vizatojë, arkitekti duhet të ketë njohuri dhe dëshirë për të ndjekur të gjitha disiplinat a artit. Përveç kësaj tematika që u theksua ishte mungesa e teksteve dhe kërkimeve shkencore në fushën e arkitekturës, urbanistikës dhe tekonologjisë. Ai kërkoi nga studentët e arkitekturës të jenë promotorë dhe garanci e ndryshimit dhe ndërgjegjësimit të brezit aktual.

Pas bashkëbisedimit me studentët, i cili zgjati për rreth një orë, z. Velo hapi një ekspozitë personale me skica arkitekture në ambientet e ndërtesës së departamentit të arkitekturës si dhe dhuroi nga një libër me skicat e tij duke i nënshkruar për studentët.