Departamenti i Inxhinierisė Kompiuterike organizoi fazėn e parė tė konkursit IMoPC2013

December 19th, 2020

Departamenti i Inxhinierisė Kompiuterike organizoi fazėn e parė tė konkursit IMoPC2013

Departamenti i Inxhinierisė Kompiuterike organizoi fazėn e parė tė konkursit IMoPC2013

Departamenti i Inxhinierisë Kompiuterike organizoi më 14 dhjetor 2013, fazën e parë të konkursit Mendjet Inteligjente në Programimin Kompiuterik (IMoPC). Konkursi Konkursi Mendjet Inteligjente në Programimin Kompiuterik (IMoPC) është një konkurs që zhvillohet mes studentëve të Universitetit Epoka dhe përbërhet nga dy faza konkurimi; faza në grupe dhe konkurimi individual. Në grupet pjesmarrëse studentët janë kryesisht nga programet Biznes Informatikë, Inxhinieri Kompiuterike dhe Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital. Kjo është lista e pjesmarrësve në fazën e grupeve (sipas rendit alfabetik):

4passStd
Alpha-T
Doge
dyshat
HMD2013
IMKEA13
Konvikti
matrix
njishat
Nomatter
Programmers, Inc.
SHAD
The foxes
Three Musketeers
tod11
XHAKS
Zero C00l

Faza e parë e konkursit konsistonte në 5 pyetje online dhe grupeve pjesmarrëse iu kërkua të ofronin zgjidhjet e tyre për këto pyetje brenda 5 orëve. Në fund të konkursit, studentët Arnold Drita, Lubiana Saja, Dorjan Hitaj dhe Rexhina Blloshmi nga grupi Zero C00l iu përgjigjen të 5 pyetjeve në 422 minuta, duke zënë vendin e parë. Për rezultatet e plota klikoni këtu.

Konkursi në fjalë është në fazën e parë të tij dhe deri në fazën finale, e cila do të zhvillohet në mars të 2014, do të zhvillohen dhe dy gara të tjera.

Stafi i Departamentit të Inxhinierisë Kompiuterike përgëzon të gjithë pjesmarrësit në këtë konkurs dhe u uron atyre suskese të mëtejshme në të ardhmen!