arrow news Prof. Asoc. Dr. Hüseyin Bilgin, ekspert i ftuar nė CSCE II

April 21st, 2015

 arrow  news Prof. Asoc. Dr. Hüseyin Bilgin, ekspert i ftuar nė CSCE II

arrow news Prof. Asoc. Dr. Hüseyin Bilgin, ekspert i ftuar nė CSCE II

Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë Assoc.Prof.Dr. Hüseyin Bilgin mori pjesë si i ftuar kryesorë në Konferencen e Dytë Ndërkombetare mbi Zhvillimet në Inxhinieri Ndërtimi – CSCE, e mbajtur në Romë, Itali, në datat 18-19 Prill. Në këtë konferencë morën pjesë shumë kërkuesë nga afërsisht 44 shtete të ndryshme duke përfshirë vende si Shqipëria, Belgjika, Brazili, Franca, Gjermania, Italia, Turqia, Shtetet e Bashkuara etj. të cilët prezantuan denjësisht punimet e tyre.

 

Dr. Bilgin mbajti një referim me temë: Vlerësimi i proçedurave dhe analizave mbi performancën sizmike të strukturave ndërtimore. Ai diskutoi për zhvillimet e reja në fushën e inxhinierisë së tërmeteve duke krahasuar filozofinë e fortësisë me atë të projektimit të deformimeve. Në fund, përfundime të përgjithshme dhe disavantazhe të proçedurave u nxorrën në pah bazuar tek zbatimet teorike dhe praktike.

 

CSCE 2015 organizohet nga Instituti i inxhinierëve kërkuesë dhe doktorantëve të cilët sjellin kërkuesë inovativ dhe ekspertë të fushave të ndërtimit e strukturave në nje forum të përbashkët. Qëllimi kryesorë i Konferencës ishte të promovohen aktivitete zhvillimore dhe kërkimore në fushat e Inxhinierisë së Ndërtimit. Gjithashtu, një qëllim tjetër ishte promovimi i shkëmbimit të informacioneve midis kërkuesve, inxhinierëve të fushës, studentëve, dhe të gjithë personave të angazhuar anembanë botës në këto disiplina të rëndësishme.